75 Mall Live Search
12:46 / E Premte, 10 Tetor 2025 / P M

Basha i përgjigjet PDK-së: Kuvendi është konstituar, procedurat kanë qenë në rregull

Kryeparlamentari, Dimal Basha ka thënë se kuvendi tashmë është i konstituar dhe zgjedhja e Nenad Rashiqit ka qenë me procedura të rregullta.

“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se me 71 vota për kemi zgjedhur nënkryetarin e fundit dhe kemi konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Ka qenë një procedurë e rregullt e mirë. Gjithçka ka shkuar mirë e tani e tutje kuvendi mund të kryejë punën e vet. PDK-ja, ka drejtë me ngre dyshime e veta, mirëpo procedurat kanë qenë plotësisht e rregullt. 9 kandidatët janë votuar nga 3 herë, medomos duhet te ofrojë mundësinë e barabartë. Me refuzimin e propozimi jam obliguar të dalë në paragrafin e shtatë besoj që është legjitimu me 71 vota për. Është e drejtë e fituar kushtetuese, e dhashë njoftimin e dorëzimit të grupeve parlamentare i kanë 7 ditë nga dita e sotme prej t’i dorëzojmë në kabinetin tim”, tha ai.

A do të shkoni në zgjedhje te jashtëzakonshme, ai tha: “Ne kemi një kuvend të konsitituar uroj të kemi dhe qeveri varet prej diskutimeve politike, e mira rrjedhin afatet kemi dy javë afat për kandidatin e parë. Por te gjitha pyetjet duhet t’i dërgoni në subjektin e parë”.