Mungoi në seancën konstituive, Fatmir Limaj flet për zgjedhjen e Rashiqit nënkryetar

Nenad Rashiq është zgjedhur sot nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb.
Rashiq u zgjodh me 71 vota për, 9 kundër dhe 24 abstenime. Përveç Vetëvendosjes pro Rashiqit ka votuar dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Ndërkaq AAK-ja dhe PDK-ja kanë abstenuar.
E në këtë seancë sot ka munguar Nisma.
Lideri i Nismës Fatmir Limaj i cili nuk mori fare pjesë në seancë, tha se zgjedhja e Nenad Rashiqit nënkryetar i kuvendit nga kominteti serb, është antikushtetuese.
“Zgjedhja e Rashiqit është antikushtetuese”, tha Limaj për Indeksonline./Indeskonline/