75 Mall Live Search
13:24 / E Premte, 10 Tetor 2025 / P M

Policia konfirmon përdorimin e armës ndaj një të dyshuari në “Vranjevc”

Ka ndodhur një incident me armë zjarri para pak çastesh në lagjen “Vranjevc” të Prishtinës, ku njësitet policore kanë shtënë në drejtim të një personi të dyshuar, i cili ishte në kërkim për veprën penale “Rrezikim të përgjithshëm”.

Enis Pllana, zëdhënës i Policisë së Kosovës për kryeqytetin ka konfirmuar për Indeksonlinen, se zyrtarët e Njësisë për realizimin e urdhëresave kanë tentuar të ndalonin personin e kërkuar L.K. (1996) derisa ishte në një veturë në rrugën e sipërshënuar.

“Sot, rreth orës 12:00, në rrugën “Fahri Fazliu”, zyrtarët e Njësisë për realizimin e urdhëresave kanë tentuar të ndalonin personin e kërkuar L.K. (1996) derisa ishte në një veturë në rrugën e sipërshënuar. I dyshuari ka refuzuar urdhrat policorë dhe ka arritur të largohet duke rrezikuar zyrtarët, njëri nga të cilët në përpjekje për ta ndaluar të dyshuarin ka përdorur edhe armën zyrtare. Personi i dyshuar ka arritur të largohej, duke  shkaktuar një aksident trafiku me të lënduar dhe dëme materiale. Lidhur me rastin janë njoftuar institucionet kompetente”, tha Pllana.