Pas plagosjes në Pejë, familja Nikqi dhe Shala ia shtrijnë dorën e pajtimit njëri-tjetrit

Familja Nikqi dhe Shala nga Peja kanë bërë një hap të rëndësishëm drejt pajtimit, duke lënë pas vetes një incident të rëndë që ndodhi rreth tri javë më parë.
Ngjarja e rëndë kishte ndodhur në Pejë, ku i riu Lirim Nikqi mbeti i plagosur pas një përleshjeje me armë zjarri. Si i dyshuar për plagosjen, ishte identifikuar Arbër Shala, futbollist i klubit KF Rilindja 74.
Pavarësisht ngjarjes, familjet kanë vendosur të ulin tensionet dhe të zgjidhin konfliktin përmes dialogut.
