75 Mall Live Search
14:16 / E Premte, 10 Tetor 2025 / G T

“Në Tiranë ishte një atmosferë si në ndeshjen Boca dhe Riveri”, trajneri i Serbisë: Këtu do të jetë më qetë!

Trajneri i Kombëtares së Serbisë, Dragan Stojkoviq u paraqit në konferencë për media para ndeshjes së nesërme ndaj Shqipërisë, e vlefshme për Kupën e Botës 2026.

Stojkoviq e krahason atmosferën në Tiranë më atë që do jetë sonte në Leskovac, shkruan Indeksonline

“Nuk është e njëjta ndeshje, e njëjta atmosferë – atje ishte argjentinase, sikur të luanin Boca dhe River Plate. Ishte shumë mirë që luajtëm atje, edhe pse dikush e përcolli si një sens negativ. Por, atje u qetësuam ngadalë dhe u ngritëm nga situata, ishim të qetë, nuk kishte tension, e kontrolluam lojën.

“Kjo ndeshje është ndryshe. Ata nuk kanë mbështetje nga tribunat. Por, sigurisht që do të jetë një ndeshje me shumë intensitet. Është e pamundur që një ndeshje e tillë të jetë e mërzitshme”, u shpreh trajneri i Serbisë.

Ai pretendon se kombëtarja “kuqezi” nuk ka shanse t’i surprizojë.

“Nuk e mendoj se ata mund ta bëjnë këtë. Nuk ka rëndësi se si luajnë, 4-5-1 apo 4-3-3. Është e rëndësishme për mua, që unë të paraqitem me katër lojtarë mbrojtës në formacion. Nuk mund ta parashikosh një ndeshje të tillë, zot ruaje një penallti apo karton i kuq. I qet poshtë të gjitha ato që i ke përgatitur”, vazhdoi ndërkaq trajneri Stojkoviq.

Kujtojmë se nesër nga ora 20:45 zhvillohet ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë./Indeksonline/