75 Mall Live Search
15:28 / E Premte, 10 Tetor 2025 / S Z

Ukë Blakaj premton zonë të madhe ekonomike në Istog brenda mandatit

Kandidati për kryetar të Istogut nga radhët e AAK-së Ukë Blakaj, ka thënë se brenda mandatit të tij, do të ndertohet një zonë e madhe ekonomike, me kushte të favorshme për bizneset, gjë që garanton zhvillim dhe vende të reja pune.

“Istogut i duhet një zonë e madhe ekonomike, që do t’iu shërbejë të gjitha bizneseve pa dallim. Kjo është pjesë e programit tonë, për zhvillim të Istogut, për të hapur vende të reja të punës”, ka thënë Blakaj.