75 Mall Live Search
16:26 / E Premte, 10 Tetor 2025 / F.R

Posedonte drogë dhe armë pa leje, arrestohet një person në Gjilan

Një person është arrestuar në Gjilan, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Përmes në komunikate për media, Prokuroria Themelore e Gjilanit bëri të ditur se tek i dyshuari me inicialet L.H, janë gjetur dhe sekuestruar pasuri e specifikuar dhe atë, një revole e markës Zoraki 917 – T, tri vazo plastike (të improvizuara nga shishja e plastikës) me bimë të sapo mbjellë narkotike, një qese plastike me 39 gram marihuanë, një qese plastike me 23.6 gram kokainë, dy peshore digjitale, dy telefona të markës IPHON, një çantë e zezë krahu, dhe 589.33 euro.

I dyshuari, me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë, dhe sipas Prokurorisë, ndaj të njëjtit brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.