Uran Ismaili në takim me studentët: Të rinjtë, pjesë e ndryshimit që po vjen në Prishtinë më 12 tetor!

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, është takuar me studentët e RIT Kosovo (A.U.K), ku ka biseduar për potencialin e të rinjve dhe rolin e tyre në ndryshimin e qytetit.
Në këtë takim, ai foli për rëndësinë e llogaridhënies dhe mbajtjes së përgjegjësisë në politikë, si dhe për zgjidhjet konkrete që ka për çdo lagje dhe fshat të Prishtinës.
“Prishtina është qytet i rinisë! Në momentet vendimtare të kryeqytetit, rinia e Prishtinës gjithmonë e ka sjellë ndryshimin! Njësoj do të ndodh edhe me 12 tetor!”, ka shkruar Ismaili.

