75 Mall Live Search
18:29 / E Premte, 10 Tetor 2025 / Gj Sh

Sylvinho para ndeshjes me Serbinë: Unë besoj te lojtarët e mi dhe do futemi në fushë të luajmë me zemër

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, ka folur para ndeshjes me Serbinë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës.

Ai para gazetareve tha se kjo është ndeshja më e rëndësishme për Shqipërinë, por beson në futbollistët e tij dhe do të futen në fushë për fitore, shkruan indeksOnline.

“Kjo është ndeshja më e rëndësishme, emblematike. Serbia është e fortë, ka lojtarë të mirë. Jemi rritur shumë edhe ne. Në futboll ndodh gjithçka. Unë besoj te lojtarët e mi dhe do futemi në fushë të luajmë me zemër”, ka deklaruar mes të tjerash Sylvinho.

Brazilian po ashtu gjatë konferencës ka folur edhe për të ardhmen e tij te Shqipëria.

”Për të ardhmen time, mendoj unë. Kam pasur një rrugëtim timin në karrierë. Edhe si trajner e zv.trajner në ekipe të ndryshme. Jam i lumtur me punën time në Shqipëri. Ne nuk jemi të përhershëm dhe nuk i dihet kurrë si shkon e ardhmja e lojtarit ose trajnerit.”, ka deklaruar Sylvinho./IndeksOnline/