75 Mall Live Search
08:15 / E Shtunë, 11 Tetor 2025 / F.R

Vdes 55-vjeçari në Mitrovicën e Jugut nga një aksident, katër të tjerë të lënduar

Një 55-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në mbrëmjen e së premtes, në rrugën “Liqeni” në Mitrovicën e Jugut.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti, ka thënë se janë lënduar edhe katër persona.

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:42, të premten.

“Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën viktima m/k/sh, rreth 55-vjeçar, ndërsa lëndime kanë pësuar edhe katër persona të tjerë”, tha Zahiti.

Zahiti pohoi se në aksident ishin të përfshira dy vetura.