Kosova në mesin e dhjetë shteteve me performancën më të mirë sipas “Transfermarkt”

Kjo javë është java e ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026.
Shtetet nga e gjithë bota po luftojnë që të jenë pjesë e listës së 48 shteteve pjesëmarrëse për në SHBA, Meksikë dhe Kanadë.
Ndërsa sot faqja e njohur e statistikave, “Transfermarkt” ka publikuar listën e 10 shteteve të cilat kanë performuar mirë gjatë vitit 2025.
Në këtë list bën pjesë Kosova, e cila është pozicionuar në pozitën e 10-të.
Përveç Kosovës, në listë përfshihen edhe Tunizia, Kroacia, Portugalia, Anglia, Malajzia, Zvicrra, Maroku, Norvegjia dhe Australia e cila kryeson listën.
Përndryshe Kosova, në grupin e saj gjendet në pozitën e 2-të në tabelë me 4 pikë./IndeksOnline/