75 Mall Live Search
11:18 / E Shtunë, 11 Tetor 2025 / F.R

Uniforma e milicisë serbe dhe “Zastava” sot në Prishtinë, qytetarët u befasuan për një moment

Një pamje e pazakontë është parë sot në “Rrugën e Llapit” në Prishtinë, ku një veturë “Zastava” me simbole të milicisë serbe dhe persona të veshur me uniforma të ngjashme kanë tërhequr vëmendjen e kalimtarëve.

Skena shkaktoi habi dhe kureshtje tek qytetarët, por shumë shpejt u kuptua se bëhej fjalë për xhirimet e një filmi që po zhvillohen në kryeqytet.

Për disa minuta, rruga u kthye në një skenë filmike që rikthente kujtimet e periudhës së viteve të 90-ta.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga gjirimet e këtij filmi.