75 Mall Live Search
12:29 / E Shtunë, 11 Tetor 2025 / A

Presidentja për mandatarin Kurti: Të merren vendime të mira për vendin!

Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani është deklaruar rreth mandatarit të ri të Qeverisë së Kosovës.

“Sot, në përputhje me kompetencat kushtetuese, kam mandatuar Kryeministrin në detyrë, z. Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Uroj që Republika e Kosovës sa më parë të ketë Qeveri me mandat të plotë kushtetues, ku do të merren vendime për të mirën e vendit dhe të gjithë qytetarëve tanë”, ka deklaruar ajo.  /Indeksonline/