Lëndimi i Mbappes, Reali merr ”frymë” lirshëm

Kylian Mbappe ka pësuar një lëndim mbrëm në ndeshjen mes Francës dhe Azerbajxhanit.
Ylli i Real Madridit pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës, derisa u detyrua të largohet para kohe nga fusha, shkruan IndeksOnline.
Ai po ashtu kishte probleme të njëjta në ndeshjen e fundjavës së kalur, ndaj Villarealit.
Por duket se lëndimi i tij nuk do të jetë serioz, ku pas testeve të kryera duket se nuk ka asgjë serioze.
Ai me disa ditë pushim mund të rikthehet në fushë, derisa pritet të stërvitet rregullisht javën e ardhsme me Realin dhe do të jetë i gatshëm të luaj në fndjavë ndaj Getafes./IndeksOnline/