Bay T humb një familjar të afërt, ndalon përkohësisht projektet muzikore

Këngëtarja e njohur Bay T ka ndarë me ndjekësit një njoftim të trishtë në rrjete sociale.
Përmes një postimi në Instagram, ajo ka bërë të ditur se ka humbur një person të dashur nga familja, ndaj data e publikimit të këngës së re është shtyrë.
“Me keqardhje ju njoftojmë se, për shkak të humbjes së një personi të dashur (familjar), data e publikimit të këngës do të shtyhet deri në një datë tjetër.
Në këto momente zie, ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj,” – shkruan Bay T në njoftim.

Këngëtarja u ka kërkuar ndjekësve mirëkuptim dhe i ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme në këto momente të vështira.