Internacionalja Socialiste letër mbështetëse për Hajrulla Çekun: “Do t’u shërbejë qytetarëve të kryeqytetit me nder”

Në prag të zgjedhjeve për Kryetar të Prishtinës, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje!, Hajrulla Çeku, ka marrë një mbështetje të rëndësishme ndërkombëtare nga Internacionalja Socialiste, organizata më e madhe botërore e partive progresiste dhe socialdemokrate.
Në letrën e mbështetjes, Internacionalja Socialiste shpreh besimin e plotë se Çeku, me përkushtimin, përvojën dhe udhëheqjen e tij progresive, do t’u shërbejë qytetarëve të kryeqytetit me nder, duke promovuar një të ardhme të rrënjosur në barazi, gjithëpërfshirje dhe drejtësi sociale.
Kjo mbështetje vjen si dëshmi e vlerësimit për punën, integritetin dhe vizionin e Hajrulla Çekut për Prishtinën, një kryeqytet të zhvilluar, të drejtë dhe me shërbime publike që reflektojnë kujdesin për çdo qytetar.
Lëvizja Vetëvendosje! e ka vlerësuar këtë letër si një konfirmim të përkrahjes ndërkombëtare për ndryshimin progresist që po përfaqëson Çeku, dhe si një motivim shtesë për fitoren e afërt në Prishtinë.
