75 Mall Live Search
16:43 / E Shtunë, 11 Tetor 2025 / MSH

“Jemi të ndarë prej 6 muajsh”/ Selvija flet për Shpatin

Pas shumë muajsh heshtjeje, Selvije Jao ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të reagojë publikisht për ndarjen nga këngëtari i njohur, Shpati Kasapi.

Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj detaje të sinqerta mbi raportin që tashmë i ka dhënë fund.

Selvija ka treguar se ajo dhe Shpati janë ndarë prej më shumë se gjashtë muajsh, duke theksuar se çdo gjë që ata bëjnë sot, e bëjnë vetëm për mirëqenien e djalit të tyre, Roelit, të cilin e quan “një engjëll që nuk ka asnjë faj në këtë mes”.

“Nuk kam folur asnjëherë publikisht për ndarjen me Shpatin, por e shoh që njerëzit kanë kaluar çdo kufi që unë mund të toleroj.

Unë dhe Shpati jemi të ndarë prej më shumë se 6 muajsh. Çdo gjë që bëjmë është vetëm për Roelin dhe mirëqenien e tij. Nuk e kemi më në plan të jemi çift, sado e dhimbshme të tingëllojë, ndoshta për ne ky është vendimi i duhur”, shkruan Selvija.

Ajo ka theksuar se mes tyre nuk ka më konflikt, përkundrazi, marrëdhënia e tyre është e bazuar në respekt dhe mirëkuptim, pasi mbeten të lidhur përjetësisht nga fëmija që kanë së bashku.

“Shpatin e respektoj në maksimum dhe për mua ai do të mbetet njeriu më i afërt në jetën time, sepse kemi ndarë një copë bukë dhe kemi një fëmijë bashkë. Jemi shokë të mirë dhe përpiqemi që askush të mos lëndohet.”

Ndërkohë, Selvija ka bërë thirrje që njerëzit të mos kalojnë kufijtë me mesazhe apo komente fyese ndaj saj apo Shpatit, duke theksuar se nuk ka asnjë arsye për përfshirje apo ofendime.