Ky është asamblisti shembull nga Komuna e Vitisë – 12 vjet punë vullnetare për komunitetin!

Sefedin Fetahu nga Sadovina e Jerlive është një emër i njohur për të gjithë banorët e zonës.
Prej 12 vitesh, me besimin dhe ndihmën e bashkëfshatarëve, ai ka udhëhequr me përkushtim fshatin si kryetar fshati dhe ka realizuar një numër të madh projektesh që kanë përmirësuar ndjeshëm jetën e banorëve.
E gjitha kjo punë është bërë vullnetarisht dhe pa asnjë pagesë, me synimin e vetëm për të mirën e përbashkët të komunitetit.

E tani, Sefedini po kërkon mbështetjen e qytetarëve të Vitisë, për kandidaturën e tij për Kuvend Komunal.
Disa nga projektet e Fetahut, që përmirësuan mirëqenien e qytetarëve, janë:
1. Projekte të ndryshme në shkollën e fshatit;
2. Projekti me organizatën Fondacioni Kosovë-Luksemburg, në vlerë prej 150,000 €;
3.Ndërtimi i objektit të lagjes;
4. Krijimi i parkut të lagjes dhe fshatit, poashtu gjelbërimi me bime dekorative në fshat;
5. Kyçja në ujësjellës për banorët e fshatit;
6. Emërtimi i rrugëve dhe vendosja e tabelave përkatëse;
7. Asfaltimi i rrugëve të lagjeve;
8. Rregullimi i dy trotuareve kryesore në fshat;
9. Ndriçimi publik në rrugët e fshatit;
10. Shtrimi me zhavorr i rrugëve të arave;
11.Ndërtimi i fushës së madhe sintetike të futbollit;
12. Ndërtimi i fushës së vogël të futbollit;
13. Organizimi i turneut të futbollit për 10 vite me radhë;
14. Mirëmbajtja e memorialit të fshatit;
15. Ndërtimi dhe kompletimi i xhamisë së fshatit;
16. Ndërtimi i objektit për shërbime mortore;
17. Mirëmbajtja e varrezave për 12 vite me radhë;
18. Ndërtimi i dy shtëpive humanitare për familje në nevojë;
19. Ndihma për familje në raste sëmundjeje;
20. Ndihma me pako ushqimore për familjet në nevojë, në mënyrë të rregullt.
Të gjitha këto punë janë bërë pa asnjë përfitim personal, e tani është radha e banorëve të fshatit që t’ia shpërblejnë me votë këtë kontribut të çmuar për komunitetin.
Fetahu bartë numrin 11 në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, për Asamble Komunale.
