75 Mall Live Search
18:56 / E Shtunë, 11 Tetor 2025 / BA

​Gjenden turistët e humbur nga Zvicra në Shqipëri

Dy turistë nga Zvicra, gjatë eksplorimit të malit të Shebenikut, kanë humbur rrugën dhe kanë kërkuar ndihmë nga autoritetet lokale.

Policia e Komisariatit të Librazhdit është mobilizuar menjëherë për të lokalizuar dhe asistuar çiftin e huaj.

Pasi u realizua një kërkim i detajuar në terren, pas disa orësh, turistët janë lokalizuar dhe u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore.

Turistët falënderuan punonjësit e Policisë për gatishmërinë dhe ndihmën e dhënë, si dhe punonjësit e zonave të mbrojtura.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan mbetet e angazhuar maksimalisht për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve të huaj në Shqipëri.