“Qëndroi përkrah meje”: Boksieri Haxhi Krasniqi i jep mbështetje Përparim Ramës për kryetar të Prishtinës

Boksieri i njohur Robin Haxhi Krasniqi, i ka dalur në mbështetje kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.
Krasniqi ka thënë se Përparim Rama ka qenë i vetmi i cili nuk e la vetëm kur kishte për të boksuar, andaj aty e pa se Rama është gjithmonë për të mirën e sportit.
“Unë nuk i përkas asnjë partie — jam i Kosovës, jam i të gjithëve. Madje jam i mendimit se asnjë parti politike nuk bën sa duhet për vëndin tonë i cili ka nevoj për punë të dinjitetshme dhe përkushtim maksimal. Mirëpo sot e ndjej si obligim moral me mbështet Kryetarin e Prishtinës Përparim Rama, për burrërinë e tij. Kur unë kisha për të boksiar në Kosovë, më ishin premtuar shumë gjëra — organizim, mbështetje, përkrahje institucionale, ndërsa në momentet vendimtare, të gjithë u tërhoqën, përfshirë edhe Ministrinë e Sportit të Republikes së Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.
Boksieri i njohur ka thënë Përparim Rama e do kryeqytetin, andaj meriton mbështetje.
“Në ato ditë të vështira (për të cilat kurr nuk jam prononcuar, por do i vij radha), plot obligime e përgjegjësi, i vetmi njeri zyrtar që nuk më la vetëm dhe që qëndroi përkrah meje për të mirën e sportit, të Prishtinës dhe të Kosovës, ishte Kryetari Perparim Rama. Unë atëherë e vertetova se vetëm ai e donte kryeqytetin dhe askush tjeter, andaj nga zemra i uroj suksese dhe i dëshiroj vetëm të mirat!”, ka shkruar ai.