Hajdar Beqa përkrah Ervin Shabanin, gjakovarët i falënderon për mbështetjen dhe besimin

Kandidati për kryetar të Gjakovës nga radhët e PDK-së, Ervin Shabani, ka marrë përkrahje të madhe në këtë fushatë elektorale.
Krahas tij është rreshtuar edhe bashkëpartiaku Hajdar Beqa, i cili ka thënë se vizioni dhe përkushtimi i Shabanit do të çojnë Gjakovën përpara.
“Faleminderit nga zemra secilit qytetar që na priti me mirësi, që na dëgjoi dhe ndau me ne besimin për ndryshim.
Faleminderit kandidatëve për Asamble Komunale për punën, angazhimin dhe përkushtimin e tyre të palodhshëm” u shpreh Beqa.
Ky është postimi i plotë i tij:
Të nderuar qytetarë të Gjakovës,
Fushata jonë po përmbyllet, por rrugëtimi ynë sapo ka filluar.
Gjatë këtyre ditëve kemi qenë pranë njerëzve tanë, në çdo lagje, çdo fshat, çdo shtëpi, duke dëgjuar me vëmendje hallet, idetë dhe pritjet e qytetarëve të Gjakovës.
Ishte një fushatë e ndërtuar mbi respekt, përkushtim dhe vizion të qartë për të ardhmen e qytetit tonë.
Faleminderit nga zemra secilit qytetar që na priti me mirësi, që na dëgjoi dhe ndau me ne besimin për ndryshim.
Faleminderit kandidatëve për Asamble Komunale për punën, angazhimin dhe përkushtimin e tyre të palodhshëm.
Faleminderit edhe aktivistëve, simpatizantëve dhe përkrahësve, që çdo ditë ishin në terren, duke dhënë maksimumin për këtë ekip dhe për Gjakovën.
Tani është momenti më i rëndësishëm – dita e vendimit.
Nesër, të gjithë bashkë, le ta dëshmojmë se Gjakova e di të zgjedhë drejt, se e njeh vlerën e punës, seriozitetit dhe besueshmërisë.
Le të dalim masivisht në votim dhe ta mbështesim ekipin që punon me vizion e përkushtim.
Voto PDK – 191
Voto për Kryetar të Komunës, z. Ervin Shabani.
Për Gjakovën që ecën përpara, me dinjitet, me zhvillim dhe me punë konkrete.
Bashkë e nisëm, bashkë do ta çojmë përpara!