75 Mall Live Search
22:08 / E Shtunë, 11 Tetor 2025 / MSH

Rama dhe Lushaku-Sadriu po festojnë për Shqipërinë, në qendër të Prishtinës

Në një nga lokalet e kryeqytetit, njëjtë sikurse kudo anekënd shqiptarisë, po përcjellët ndeshja Shqipëri-Serbi.

Ndeshjen po e shikojnë edhe Jehona Lushaku-Sadriu dhe Përparim Rama, shkruan IndeksOnline.

I qetë dhe gjakftohtë një ditë para zgjedhjeve, Rama shihet duke kënduar këngën “Mora fjalë”, me flamurin kuq-e-zi mbi supe.

Video u shpërnda nga deputetja Lushaku-Sadriu.

Aktualisht, Shqipëria po triumfon me rezultat minimal 0:1, ndaj shtetit serb.