75 Mall Live Search
23:09 / E Shtunë, 11 Tetor 2025 / G T

“Koka” e mesfushës, Juljan Shehu: Kjo është dita më e lumtur e jetës sime!

Mesfushori i Kombëtares, Juljan Shehu, foli pas triumfit historik që Shqipëria arriti në transfertë ndaj Serbisë. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “Supersport”, ai u shpreh:

“Emocionet janë të papërkueshme. Kjo është një nga ditët më të lumtura të jetës sime. I falenderoj të gjithë pafund, që më bënë këtë ditë të mundur. Bëmë krenarë gjithë shqiptarinë.

“Motivi ishte maksimal, e dinim që ishte ndeshje jetë a vdekje. Dhamë maksimumin, që kjo ditë të vinte. Është dita jonë, që të festojmë dhe ta shijojmë këtë moment.

“Rrugëtimi im, që nga Kastrioti deri sot, nuk ka qenë i lehtë. Pata dëmtim që më la mbrapa. Jam i lumtur që jam në këto momente. Përherë puna shpërblehet, jam i lumtur që kam arritur këtu sot”, u shpreh Shehu

/Indeksonline/