75 Mall Live Search
07:43 / E Diele, 12 Tetor 2025 / MSH

S’kanë si ikin kësaj radhe, Katy Perry dhe Justin Trudeau kapen në një jaht

Para disa javësh, këngëtarja Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez, Justin Trudeau, u panë duke drekuar bashkë.

Por, burimet e afërta me dyshen bënë me dije se ata janë miq të vjetër dhe nuk bëhet fjalë për fillimin e ndonjë lidhjeje.

Duket se tani gjithçka është kthyer përmbys, shkruan IndeksOnline.

Paparacit kanë kapur Katyn dhe Justin duke u përqafuar në një jaht, me Justin që mban artisten me të dy duart përreth shpinës.

Si Katy, ashtu edhe Justin po shijojnë momentet e tyre, pasi të dy u divorcuan nga partnerët.

Image