75 Mall Live Search
09:11 / E Diele, 12 Tetor 2025 / BA

A i kërkojnë të ftuarit të mos publikoj ndonjë pjesë të intervistës? Ja çfarë thotë Arbana

Moderatorja e suksesshme shqiptare, Arbana Osmani ka ndarë me ndjekësit e saj disa detaje nga jeta private dhe puna.

Në rrjetet sociale ajo iu ka mundësuar ndjekësve që të komunikojnë me të përmes pyetjeve, shkruan IndeksOnline.

Njëra nga pyetjet ishte se nëse të ftuarit në emisionin e saj i kanë kërkuar që të mos publikohet ndonjë pjesë.

Arbana është përgjigjur pa hezitim, duke thënë se i ka ndodhur kjo gjë dhe se është krejt normale.

“SIGURISHT. DHE ËSHTË KREJT NORMALE. NË KOHËN KUR NË MEDIAT SOCIALE DEKLARATAT SHKEPUTEN NGA KONTEKSTI, VIDEOT E SHKURTRA ORIENTOJNË SHIKUESIT GABIM, KOMENTET JANË TË PAMËSHIRSHME DHE TITUJ TË ABUZIVË. TË GJITHË PERSONAZHËT TREGOHEN SHUMË TË KUJDESHËM PËR TË MOS U KEQKUPTUAR. UNË SI NJË NJERI QË KEQKUPTOHEM HERE PAS HERE I MIREKUPTOJ PLOTËSISHT :)” ka shkruar moderatorja. /IndeksOnline/