75 Mall Live Search
09:10 / E Diele, 12 Tetor 2025 / F.R

Vdes një person në Malishevë, policia nis hetimet

Një person në Malishevë ka raportuar se pasi ka dalë nga një barnatore e ka vërejtur që babai i tij ishte rrëzuar.

Policia njofton se mjeku në QMF e ka konstatuar vdekjen e tij.

“HETIM I VDEKJES- Malishevë-23:30. Dëshmitari m/k ka njoftuar se pasi që ka dal nga një barnatore ka vërejtur se prindi i tij viktimë m/k ishte rrëzuar. Viktima është dërguar në QMF, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.”