Voton Hajrulla Çeku: Dita e zgjedhjeve duhet të jetë ditë feste

Ka votuar kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku.
“Dita e zgjedhjeve duhet të jetë ditë feste, edhe besoj që kjo ditë do të jetë e tillë. Pas një fushate të qetë dhe përgjithësisht konstruktive që realisht u përmbyll në mënyrën më të mirë e më të bukur, me fitoren e jashtëzakonshme të Shqipërisë.
Ne sot jemi këtu për të ushtruar të drejtën tonë demokratike e të cilën duhet ta bëjnë qytetarët pa dallim deri në mbylljen e vendvotimeve. Sepse ne sot bashkërisht si qytetarë përcaktojmë katër vjetëshin e ardhshëm të qytetit tonë.
Urojmë që të shkojë mirë e mbarë sot dhe që përfundimi të jetë i mirë për të gjithë qytetarët”, tha Çeku.