75 Mall Live Search
09:40 / E Diele, 12 Tetor 2025 / BA

Alban Hyseni pas votimit: Urojë që sa më shumë prej qytetarëve të dalin e të shprehin vullnetin e tyre dhe përmes votës

Kryetari dhe njëherit kandidati për kryetar të komunës së Gjilanit nga radhët e Vetëvendosjes, Alban Hyseni ka votuar bashkë me bashkëshorten e tij.

“Më lejoni që përmes jush të urojë që ky proces zgjedhor për të gjithë qytetarët e Kosovës, veçanërisht për qytetarët e Gjilanit të jetë proces i mirë e i mbarë e para së gjithash demokratik. Urojë që sa më shumë prej qytetarëve të dalin e të shprehin vullnetin e tyre dhe përmes votës të tregojnë për të ardhmen tonë dhe të ndërtojnë të ardhmen e Gjilanit”, tha Hyseni.