Synon edhe një mandat në Podujevë, i shoqëruar nga bashkëshortja voton Shpejtim Bulliqi

Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e VV-së, Shpejtim Bulliqi ka hedhur votën e tij.
Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
Bulliqi ka kërkuar që qytetarët ta ushtrojnë të drejtën e votës, pasi çdo votë është vendimtare për katër vitet e ardhshme.
”Tani është koha që të dalim të gjithë e ta ushtrojmë të drejtën tonë qytetare të votës. Çdo votë është vendimtare për të ardhmen e Podujevës, për katër vitet e ardhshme, andaj dil voto dhe përcaktoje drejtimin e Komunës.” ka shkruar ai.