Në disa vendvotime në Pejë ka mungesë të tavolinave informuese

Në disa shkolla të komunës së Pejës, ku sot po mbahet procesi zgjedhor në Kosovë, është vërejtur mungesë e tavolinave informuese, gjë që po u shkakton vështirësi qytetarëve gjatë gjetjes së vendvotimeve të tyre.
Si pasojë, shumë qytetarë po detyrohen të enden korridoreve për të gjetur klasat ku votojnë, duke krijuar tollovi dhe vonesa në proces.
Pamje nga shkolla fillore në Pejë “Rifat Gjota”: