Voton në Mitrovicë, Arian Tahiri

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka ushtruar të drejtën e tij të votës në kuadër të zgjedhjeve lokale që po mbahen sot në gjithë vendin.
Tahiri votoi në orën 10:00 në Shkollën Fillore “Trepça” në Mitrovicë.
Pas votimit, ai u shpreh optimist për mbarëvajtjen e procesit dhe u bëri thirrje qytetarëve që të dalin dhe të vendosin për të ardhmen e komunës së tyre.