Xhevahire Izmaku votoi: Tani është radha jote – çdo votë numëron, çdo votë vendos
Kandidatja për kryetare të komunës së Vushtrrisë nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka ushtruar të drejtën e saj për të votuar në zgjedhjet lokale.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Izmaku ka ndarë mesazhin e saj drejtuar qytetarëve të Vushtrrisë, duke i inkurajuar të dalin dhe të votojnë:
“Unë votova! Tani është radha jote – çdo votë numëron, çdo votë vendos!”, ka shkruar ajo.

