75 Mall Live Search
14:08 / E Diele, 12 Tetor 2025 / Z S

“Hajde Prishtinë”, Ismaili: Merri shokët, shoqet e familjen, dhe voto për të ardhmen

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, u ka bërë thirrje sërish prishtinasve të dalin dhe të votojnë për zgjedhjet lokale, që po mbahen sot.

Në një video të publikuar në Facebook, Ismaili i PDK-së, i ftoi të gjithë qytetarët e kryeqytetit të vendosin për 4 vitet e ardhshme.

Postimi i plotë:

Hajde Prishtinë! Është koha me dal e me votu! Janë në pyetje 4 vitet tona të ardhshme, kështu që merri, shokët, shoqet e familjen, dhe voto për të ardhmen! 💙