75 Mall Live Search
14:48 / E Diele, 12 Tetor 2025 / Z S

Procesi i votimit: EULEX, Policia e KFOR-i në terren për të garantuar sigurinë

Sot, qytetarët e Kosovës po marrin pjesë në procesin e zgjedhjeve lokale, në të cilin do të zgjidhen kryetarët e rinj për 38 komunat e vendit.

Për të garantuar mbarëvajtjen e këtij procesi demokratik, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), në koordinim me Policinë e Kosovës dhe trupat e KFOR-it, ka vendosur patrulla mobile në disa zona të vendit me qëllim monitorimin e situatës së sigurisë.

Sipas një njoftimi nga EULEX, prania e tyre në terren ka për qëllim të kontribuojë në krijimin e një atmosfere të qetë dhe të sigurt, ku çdo qytetar me të drejtë vote të mund të votojë lirisht, pa presione.

Misioni evropian thekson se mbështetja e institucioneve vendore për zhvillimin e një procesi zgjedhor të rregullt dhe pa incidente mbetet një ndër prioritetet e tij në vend.