75 Mall Live Search
15:40 / E Diele, 12 Tetor 2025 / BA

Cardi B thyen Rekordin Botëror Guinness me lançimin e albumit “Am I The Drama?”

Albumi i ri i reperes, Cardi B ka tërhequr vëmendje që prej momentit të parë, dhe tashmë ajo ka shënuar emrin e saj në librin e Rekordeve Botërore Guinness me një nismë që bashkon muzikën, marketingun dhe teknologjinë e së ardhmes.

Cardi B rrëfeu se nuk mjaftoheshin thjesht me posterat në rrugë apo promovimin tradicional; ajo dhe ekipi i saj shkuan më lart në qiell. Bashkëpunimi me Walmart, Atlantic Records dhe Wing Drone Delivery solli një fushatë që përdorte dronët për të shpërndarë paketa tematike të albumit. Sipas Kylie Galloway nga Guinness World Records, ky veprim bëri histori: 176 shpërndarje dronësh brenda vetëm një ore, duke i dhënë Cardit dhe ekipit të saj titullin për më shumë shpërndarje nga dronë në një orë.

Ky është një sinjal i qartë se si po evoluon promovimi i muzikës.

Rezultatet nuk vonuan. Shitjet e para të Am I The Drama? po rriten me ritëm, dhe fansat e saj online po e përqafojnë si muzikën ashtu edhe mënyrën ekstravagante të lansimit, duke lavdëruar autenticitetin dhe guximin e saj krijues.