75 Mall Live Search
15:29 / E Diele, 12 Tetor 2025 / S Z

Qytetarët ankohen për ndërrimin e qendrës së votimit

Qytetarët po vazhdojnë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar për kryetarin e tyre të ardhshëm, por ata po hasin në një problem, e që është ndërrimi i qendrës së votimit.

Pavarësisht ndërrimit të vendvotimeve, qytetarët presin një përmirësim më të mirë.

“Shumë mirë ka shkuar procesi i votimit deri më tani, kurrë më mirë nuk ka shku, inshalla sot shkon dita e mbarë e me rregull, pa kurrfarë problemesh. Jo asgjë nuk kemi pasur problem, çdo gjë në rregull ka shku. Nga këto zgjedhje presim ma të mirat me krejt të mirat presim dhe jemi shumë të kënaqur vetëm urime dhe përpara”, tha Gani Hyseni.

Ndërkaq qytetarja nga Prishtina Vushe Sinanaj është përballur me probleme për shkak të ndërrimit të qendrës së votimit.

“Po unë tash erdha me votu qetu ku kam votuar edhe vitin e kaluar dhe ata më thanë se votimin tash kam me bë në Matiqan në shkollën ‘Zenel Hajdini’, tash nuk është në rregull kjo me të dërgu anej-knej, unë banoj në Bregun e Diellit. Nga këto zgjedhje pres mirë, ma merr mendja që diçka duhet me ndryshu”, tha ajo.

Qytetari Rizah Krasniqi tha se paraprakisht ka kontrolluar qendrën e votimit derisa nënvizoi se qeverisja e ardhshme duhet të bëjë ndryshime.

“Po, në KQZ kam hy, i kam shiku dhe e kam pa që në fakultetin e Filologjisë e kam votimin, erdha dhe në rregull është edhe pse për zgjedhje parlamentare kam votu në shkollën ‘Hasan Prishtina’ ndërsa këtë herë këtu. Si krejt qytetarët presim mu përmirësu gjendja jonë, këto gjërat bazike, mbeturina, qentë endacak, ndriçimin dhe më shumë siguri për qytetarët, e jo me fol për një jetë tjetër por me fol për këtë që ne e përjetojmë çdo ditë për trafikun dhe rrugët”, tha ai.