75 Mall Live Search
15:38 / E Diele, 12 Tetor 2025 / MSH

Vushtrri: Familjarin nuk e lënë të asistojë nënën në votim

Një qytetar i Vushtrrisë është hasur në një situatë të pakëndshme, sot gjatë procesit zgjedhor.

Ai ka thënë për IndeksOnline se, gjatë votimit, nuk i është lejuar të asistojë nënën e tij që nuk din shkrim-lexim.

“Nanës i duhet asistencë por nuk e lejuan me votu. Ne telefonuam në KQZ edhe na thanë që bën me asistu dhe me votu por në qendrën zgjedhore na thanë “Jo nuk na intereson, nuk bën kështu””, deklaroi ai për IndeksOnline.

Nëna e tij do të duhej të ushtronte të drejtën e votës në shkollën “Andon Zako Qajupi”.

IndeksOnline ka kontaktuar zyrtarin ekzekutiv të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, Betim Xhema, i cili tha se nevojitet një dokumentacion për të gjithë ata që duhet të votojnë me asistencë.

“Po, kur bëhet fjala për votim me asistencë nevojiten disa dokumente përkatëse. Prandaj ka mundësi që të jenë ndaluar. Aty nuk specifikohet arsyeja e asistencës, por në momentin që asiston, të duhet dokumentacion përkatës” deklaroi Xhema./IndeksOnline/