75 Mall Live Search
15:42 / E Diele, 12 Tetor 2025 / Z S

Forumi i Investimeve “Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor” mbahet nesër në Tiranë

Tirana do të presë Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor më 13 dhe 14 tetor, të mbështetur nga Komisioni Evropian.

Forumi synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Investitorët dhe vendimmarrësit do të mblidhen në Pallatin e Kongreseve në Tiranë me disa qëllime: të çojnë përpara integrimin rajonal, të krijojnë mundësi për rritje të qëndrueshme dhe të promovojnë inovacionin në Ballkanin Perëndimor./Indeksonline/