75 Mall Live Search
16:22 / E Diele, 12 Tetor 2025 / Z S

Ismaili: Veç edhe 3 orë kanë mbete, thirri krejt, e dilni e votoni për të ardhmen

Sot, qytetarët e Kosovës po marrin pjesë në procesin e zgjedhjeve lokale, në të cilin do të zgjidhen kryetarët e rinj për 38 komunat e vendit.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili përmes një video të publikuar në rrjetin social në Facebook ka bërë thirrje që të votohet ku kanë mbetur edhe tre orë deri në mbylljen e vendvotimeve.

‘’Mu ke dhezë Prishtinë! Veç edhe 3 orë kanë mbetë! Thirri krejt, e dilni e votoni për të ardhmen!’’, ka shkruar Ismaili.