75 Mall Live Search
16:41 / E Diele, 12 Tetor 2025 / AR

Shuhet aktorja e njohur

Diane Keaton ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare. Sipas People, ajo ndërroi jetë në Kaliforni, gjatë ditës së djeshme, më 11 tetor 2025. Ende nuk dihen detaje të tjera rreth humbjes tragjike dhe familja, pasi ka konfirmuar lajmin, ka kërkuar privatësi.

Departamenti i Zjarrfikësve në Los Angeles (LAFD) ka konfirmuar se patën një telefonatë nga shtëpia e aktores së njohur dhe transportuan një 79-vjeçare në spital. Arsyet ende nuk janë bërë të ditura për publikun.

Diane Keaton u bë e famshme në vitet ‘70 falë rolit të saj në filmat “The Godfather” dhe bashkëpunimeve me regjisorin Woody Allen. Ajo fitoi Oscar për Aktoren më të Mirë për filmin “Annie Hall” të vitit 1977. Karriera e saj e gjatë përfshinte filma si “The First Wives Club”, bashkëpunime të shumta me regjisoren Nancy Meyers dhe serinë “Book Club”.