75 Mall Live Search
16:50 / E Diele, 12 Tetor 2025 / Z S

Tri orë para mbylljes së vendvotimeve, LDK fton qytetarët të votojnë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka ftuar qytetarët që të dalin për të votuar në zgjedhjet e sotme lokale

Tri orë para mbylljes së qendrave të votimit, në LDK thanë se procesi i sotëm zgjedhor po mbahet pa probleme të theksuara.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa në konferencë për media të dielën tha se qytetarët po tregojnë vetëdije të lartë demokratike.

Qytetarët e Kosovës po ushtrojnë sot të drejtën kushtetuese të votës. Këto janë zgjedhjet e rregullta lokale, të cilat mbahen në 38 komuna të Kosovës.