Kjo është dalja e votuesve në Pejë deri në orën 18:00

Deri në orën 18:00 dalja e qytetarëve me të drejtë vote për zgjedhjet lokale në Pejë është 34 mijë e 430 ose 28.64 për qind,
Deri më tash janë proceduar të dhënat e daljes së votuesve nga 137 vendvotime nga gjithsej 140 ose 97,86%.
Numri i përgjithshëm në listën e votuesve në Pejë është 120 mijë e 204, sipas listës zyrtare të KQZ-së
Në këto rezultate nuk përfshihen vendvotimet me kusht, votimi i personave me nevoja të veçanta dhe ata me postë.
Në garë për kryetar të ri të Pejës janë Gazmend Muhaxheri LDK, Ali Berisha AAK, Arta Nallbani PDK, Taulant Kelmendi Lëvizja Vetëvendosje, Reshat Nurbolja Alternativa, Vehbi Avdullahaj Nisma, Senad Daciq nga Partia e Re Demokratike (Nova Demokratska Stranka), Jeton Abazaj dhe Gani Veselaj.
Vendvotimet mbyllen në orën 19:00, sikur në të gjitha komunat e tjera të Kosovës.
