75 Mall Live Search
18:47 / E Diele, 12 Tetor 2025 / G T

Të lumtur, të buzëqeshur… djelmoshat e Sylvinhos rikthehen në stërvitje pas fitores ndaj Serbisë

Kombëtarja e Shqipërisë mbrëmë u rikthye në Tiranë pas fitores së madhe ndaj Serbisë në Leskovac, ndeshje e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Sot, djelmoshat e trajnerit Sylvinho kanë lënë anash festën dhe janë rikthyer në stërvitje, shkruan Indeksonline

Futbollistët shihen tejet të lumtur dhe tani po bëhen gati për ndeshjen e radhës.

Kujtojmë që Shqipëria do të luajë miqësore ndaj Jordaninë në stadiumin “Air Albania” të martën në mbrëmje./Indeksonline/