Për ‘një fije floku’ Gjilani shkon në balotazh, vjen reagimi i Alban Hysenit

Edhe Gjilani shkon në balotazh .
Sipas rezultateve të Exit poll-it të Ubo Consulting për këtë komunë, në balotazh shkon Alban Hyseni i VV-së dhe Arbër Ismaili i LDK-së.
Alban Hyseni ka fituar 48.1 përqind të votave dhe Arber ismaili 36.1 përqind.
Pas këtyre rezultateve ka reaguar vetë Hyseni:
Të dashur qytetarë të Gjilanit,
Sot e dëshmuat edhe një herë tjetër që qytetaria dhe përgjegjësia janë pjesë e qytetit tonë.
Pjesëmarrja juaj në këtë proces zgjedhor dhe kultura gjatë votimit është dëshmia më e madhe për dashurinë dhe respektin për qytetin tonë.
Tashmë vendvotimet janë mbyllur dhe presim me maturi numërimin e votave, të cilat do të reflektojnë vullnetin tuaj.