75 Mall Live Search
20:24 / E Diele, 12 Tetor 2025 / Burim

Mbi 14% të votave numërohen në Graçanicë, kështu po shkon gara mes Aleancës Shqiptare e Listës Srpska

Lista Srpska e Aleanca Shqiptare janë në garë të ngushtë në komunën e Graçanicës.

Deri më tani 14,71% të votave janë numëruar  dhe aktualisht po prin kandidati i Listës Srpska, Novak Zhiviq, me 53,71%.

Ndërkaq, Leutrim Ajeti nga Aleanca shqiptare ka 36,81%.