E bukur kjo, Kosovare Asllani fiton derbin e Londrës – golin e feston me shqiponjë

Skuadra e London City ka mposhtur 1:0 rivalin lokal, West Ham Unitedin, në javën e gjashtë në Premier Leaguen e grave.
Golin e fitores e shënoi futbollistja e njohur shqiptare, Kosovare Asllani, shkruan Indeksonline
Kosovarja golin e festoi duke bërë shqiponjën.
Sigurisht që kjo festë ka të bëjë me golin e Rey Manajt ndaj Serbisë mbrëmë në Leskovac./Indeksonline/