75 Mall Live Search
20:39 / E Diele, 12 Tetor 2025 / Z S

Këto janë rezultatet e para për Fushë-Kosovën

Ka nisur numërimi i votave për kryetar të Komunës së Fushë-Kosovës, raporton Indeksonline.

Besnik Osmani nga LDK-ja prin me 52.54 për qind, Valon  Prebreza Vetëvendosje 35.63 për qind, Rrahim Tërnava PDK 10 për qind, Vildane Latifi AAK 1.34 për qind dhe kandidati i pavarur Hasan Ismajli 0.49 për qind.

Deri më tash janë numëruar 2.78 për qind e votave nga 4 vendvotime nga gjithsej 59.