75 Mall Live Search
21:12 / E Diele, 12 Tetor 2025 / S Z

Lladrovci: Dada Razë është Memli Krasniqi me bedelët e tij, unë fitoj pa balotazh

Ramiz Lladrovci në një takim me simpatizantë, pas mbylljes së vendvotimeve dhe rezultateve të Exit poll-eve ka thënë se pret që ta fitoj Drenasin pa balotazh.  

“ Jam i bindur se ne e marrim për herën e parë, s’do të ketë nevojë për balotazh. Të gjitha rezultatet që po i marim jemi duke udhëhequr  bindshëm. Për PDK në partinë time, sote  kanë dëshmuar sa janë ata. Unë do të flas pas rezultatit. Ata i kanë bërë veprimet e veta, ne tonat, po presim qetë rezultatin, çfarëdo rezultati që vjen ne  e pranojmë. Po presim që me të paren me kalu”, tha ai

Ndërsa  tha se Dada Razë është Memli Krasniqi dhe debelët e tij.

“Dada Razë është Memli  Krasniqi me debelet e tij.  Dada Razë nuk ka kalu dhe nuk kalon në Drenas”, tha Lladrovci.