Ramiz Lladrovci pas fitores: Qytetarët kampionë u përcaktuan për kryetarin kampion!

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas fitores në zgjedhjet e 12 tetorit, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen e fuqishme dhe besimin e dhënë për një mandat tjetër.
Në një postim në rrjete sociale, Lladrovci është shprehur krenar me qytetarët e Drenasit, duke theksuar se fitorja e tij ishte rezultat i drejtësisë dhe punës së ndershme.
“Qytetarët kampionë u përcaktuan për kryetarin kampion! Krenar me juve qytetarë të Drenasit – qytetarë të zemrës së Kosovës! E di se e jetuat e përjetuat këtë fushatë ndoshta më rëndë se unë dhe familja ime, por e dinim se ishim në rrugën e drejtë, prandaj fituam”, ka shkruar ai. /IndeksOnline/
Postimi i plotë: