AAK-ja e fiton një komunë, në katër është në balotazh si parti e parë

Partia e Ramush Haradinajt ka arritur të fitojë një komunë qysh në rundin e parë të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.
Deçani është komuna që nuk e zhgënjeu AAK-në, kurse janë edhe katër komuna tjera ku kjo parti ka dalë e para, por që do të bëjë fushatë edhe një herë në mënyrë që të bind qytetarët.
Më poshtë janë komunat që i fitoi AAK-ja dhe vazhdoi në balotazh:
- Deçanin e fiton pa balotazh
- Në Gjakovë në balotazh si parti e parë me LVV-në
- Në Klinë në balotazh si parti e parë me PDK-në
- Në Rahovec në balotazh si parti e parë me LVV-në
- Në Suharekë në balotazh si parti e parë me LDK-në./Indeksonline/